Pajtuesi i gjaqeve Nikoll Shullani, thotë se djali i tij Gëzim Shullani nuk ka lidhje me çfarë është përmendur në media, ku u përfol si një nga personat që kishte vjedhur bashkë me Astrit Prengën prej 260 kg kokainë.

Në një prononcim për Star Plus TV, Nikollë Shullani tregon se si u kontaktua nga dy vëllezërit e Jan Prengës, i cili ishte marrë peng më 17 janar 2020, dhe të gjitha takimet që ai ka bërë me familjet, Doç, Gështenja dhe Bleta, që vëllezërit Prenga dyshonin se ishin rrëmbyesit e 49-vjeçarit Jan Prenga.

Ndërmjetësimi është kryer në familjet në zonën e Dukagjinit, të Gentjan Doçit, ku babai i tij tha se ka 7 muaj pa biseduar me djalin. Ndërkohë në shtëpinë e Gentian Bletës nuk kanë qenë asnjë burrë, dhe në banesë ndodhej vetëm një grua, pa mundur të hyjnë në bisedime e ndëmjetësim për lirimin e Jan Prengës.

Në të dyja takimet e zhvilluara në Shkodër, bisedimet kanë dështuar.

Nikolle Shullani Kryetar i shoqates misionareve te paqes dhe pajtimit te gjaqeve ne Shqiperi:

Ka ardhur Anton Prenga, Pjeter Prenga dhe Zef Prenga, vellau, xhaxhai dhe kusheriri duke me thene se dyshojme se disa shtetas nga Shkodra kane marre peng Jan Prengen. Une kam shkuar tek familja Doçi por babai i tij me ka thene se kam 8 muaj qe nuk kam folur me djalin Gent Doçin dhe do mundohem te flas sepse nuk eshte ne Shqiperi dhe se eshte ne kerkim nderkombetar per llogari te Italise. Familja Doçi nuk me ka kthyer asnje pergjigje nese kane apo lidhje me rrembinin.

Kam shkuar te familja Bleta e Martin Bletes por as ata nuk me kane kthyer nje pergjigje. Kam shkuar tek familja Geshtenja dhe me kane pritur. Pas disa ditesh me kane thirrur dhe me kane thene se Korado Geshtenja nuk ka asnje lidhje dhe pasi te kryej llogarite me shtetin shqiptar duke qene se eshte ne kerkim eshte i gatshem per te bere be ne kishe ne pranine e 24 burrave siç e kerkon kanuni e zakoni dhe nese ben kete betim eshte i lare sepse te besh be eshte gje e madhe.

Me pas une i kam thene djalit tim ne Angli Gezimit qe e kam prej 22 vitesh qe te flas me Prengajt se ne i kemi miq dhe i njoh prej shume vitesh. Familjeve ne Shkoder i kam thene qe nese kane lidhje ta lirojne Jan Prengen sepse i kam thene qe per çfare ju ka borxh familja Prenga, jam une dorezane. Djali ka folur me Astritin dhe i ka thene qe nese keni marre mallin drogen dorezojeni sepse ka folur babai me familjet ne Shqiperi per te liruar pengun.

Astriti e ka dorezuar drogen por pengu nuk eshte liruar. Djali im Gezimi vetem i ka pyetur dhe nuk ka asnje lidhje me drogen dhe nuk eshte e vertete se djali im ka marre drogen nga kontinieri sepse kontinieri ka qene me banane dhe eshte e pamundur per tu futur.

Djali im nuk ka asnje lidhje pervecse eshte munduar te ndihmoje dhe te beje ndermjetesin me Prengajt. Djali im nuk i njeh as Doçajt, as Geshtenjen dhe as Bleten. Jam une qe i kam kerkuar djalit qe te flase me Astritin dhe nuk ia ka kerkuar askush tjeter. Me sa dime drogen Astrit Prenga ia ka marre nje anglezi sepse ai i ka patur nje borxh prej 700 mije paund dhe nuk e ka ditur se mund te kete lidhje kush tjeter.

Djali im nuk e njeh as Dritan Rexhepin dhe askend tjeter dhe eshte munduar vetem te ndihmoje ashtu si une. Me njohin shqiptaret ne gjithe boten dhe kane respekt sepse kemi zgjidhur shume probleme. Kanuni ka mbi 500 vite qe zbatohet dhe ne nuk e shkelim.