
“Rrënjët në zemër” ishte libri per fëmijë me autore shkrimtaren per fëmijë Rudina Çupi që u prezantua në ambientet e Bibliotekës “Marin Barleti ” me me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të qytetit
Kjo vepër synon të përcjellë trashëgiminë kulturore dhe lidhjen shpirtërore me origjinën te brezat e rinj.
Shkrimtarja Çupi u ndal edhe tek rëndësIa e të lexuarit tek brezat e rinjë
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të tetorit, muajit të librit, ndërsa autorja e ndau me fëmijët emocionet dhe frymëzimin që e kanë udhëhequr në krijimtarinë e saj, duke e kthyer takimin në një udhëtim plot dashuri për librin.






