Shkatërrimi i natyres nga ndërtimi i HEC-it dhe Fabrikës së Ujit në Thirrë të Mirditës, po rrezikon Rrëqebullin e Ballkanit dhe Ariun e Mulles, kafshë të cilat kanë ngritur strehe në parkun natyror të Munellës.Shqetësimi është ngritur ekspertet e organizatës së Ruatjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, të cilët ju bashkuan qëndreses së banoreve në çadren e ngritur në kantierin e ndërtimit të HEC-it dhe Fabrikës së ujit në këtë zonë.

Të vendosur në çader ku po bëjnë roje prej 6 ditësh për të mos lejuar kompaninisë të vijojë punimet e paligjshme, Banoret e fshatrave Thirrë, Sang dhe Hebe shprehen të vendosur në rezisncen e tyre për mbrojtjen e natyres dhe burimeve ujore në këtë zonë.

Rrëqebulli i Ballkanit është lloji më i rrezikuar në nivel kombëtar dhe evropian, ndaj apelohet për mbrojtjen e parkut natyror të Munellës, zonë në të cilen ka ngritur strehe kjo specie e cila mbrohet ngë njwsërë ligjesh dhe konventash ndërkombetare që shqipëria ka ratifikuar.

Artikulli paraprakKREMTOHET E DIELA E LARIT NË LEZHË
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHET 1 SHTETAS DHE PROCEDOHEN 2 TË TJERË