Autoritetet italiane kanë arritur të shpëtojnë një gomone të mbushur me emigrant.

Emigrantët kanë lëshuar alarmin teksa ndodheshin në det të hapur e në rrezik për t’u mbytur.

Sapo morën sinjalin, rojet bregdetare kanë shpejtuar për të shkuar në thellësi të detit dhe të shpëtojnë emigrantët. Pamjet dramatike janë fiksuar nga “Guardia Costiera”.

Kujtojmë që këto fenomene në Itali nuk janë të rralla, pasi brigjet e vendit fqinjë shihen si një “urë kalimi” të emigrantëve më në brendësi të Evropës.