Aktiviteti është organizohet ne kuader te projektit “Studentët e drejtësisë në shërbim të qytetarëve për shërbimet sociale” me mbështetjen e Ëorld Vision Albania me bashkëfinancimin e Bashkimit Europian.
Iniciativa synon krijimin e shërbimeve në komunitet dhe i modeleve të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut duke përmirësuar standardet e jetesës për grupet vulnerabël dhe duke ofruar mbështetje ligjore për sa i përket mundësisë së aksesit në shërbimet sociale. Iniciativa është bazuar në ligjin për ndihmën juridike të garantuar nga shteti, si një ligj i cili ka filluar zbatimin e tij së fundmi. Për ta konkretizuar dhe për ta sjell sa më pranë qytetarëve, ofrimi i ndihmës parësore do të bazohet në shërbimet sociale që qytetarët përfitojnë nga bashkia: si ndihma ekonomike; strehimi/banesat sociale; pagesa e paaftësisë; çështjet civile; administrative
Pjese e projektit jane dhe grupi i studenteve te juridikut te cilet ne formen e nje skuadre levizese po ofrojme ndihmen juridike paresore ne 3 qytete: Kukës – 5 njësi administrative; Lezhë – 5 njësi administrative dhe Kurbin – 2 njësi administrative
Zbatimi i iniciativës konsiston në 2 linja:
1. Krijimi i shërbimeve në komunitet dhe i modeleve të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut duke fuqizuar studentët e drejtësisë me njohuri ligjore mbi shërbimet sociale të grupeve në nevojë;
2. Përmirësimi i aksesit në shërbimet sociale të grupeve në nevojë që jetojnë në zonat rurale duke siguruar ofrimin e ndihmës juridike profesionale, efikase dhe efektive në lidhje me ofrimin e shërbimeve sociale.
Përfituesit kryesor janë – Grupet në nevojë të cilët për shkak të zonës së banimit hasin vështirësi në marrjen e shërbimeve sociale, sidomos në kohë pandemie ku lëvizja dhe kontakti me njerëz është më i kufizuar, do të pajisen me informacionin e duhur ligjor mbi shërbimet që përfitojnë. Skuadra e të rinjve do të jetë nëpër njesi të ndryshme administrative të cilët do të ofrojnë ndihmën parësore për të gjithë qytetarët në nevojë.
Kjo iniciativë ka një ndikim pozitiv në komunitetet ku do të zbatohet:
Se pari, eshte konsideruar e rendesishme angazhimi i te rinjte per te kuptuar me mire realitetin ne terren dhe te pajisen me aftesi per te ndermarre nisma komunitare si dhe do ti sherbej si nje praktike per te vene ne zbatim njohurite e marra gjate viteve te universitetit.
Se dyti, modeli i aplikuar duke angazhuar te rinjte per te ofruara ndihmen paresore neper njesi adminitrative do te sherbeje si motivim per te rinjte e tjere te zones per te ndermarr me iniciativen e tyre aktivitete te tilla ne dobi te komunitetit dhe per ti ardhur ne ndihme njerezve ne nevoje;
Se treti grupet ne nevoje do ti mundeset ofrimi i ndihmes juridike paresore prane vendbanimit te tyre per te patur nje qasje sa me prane sherbimeve sociale qe ata perfitojne si dhe zhvillimi i aktiviteteve te kesaj natyre do te kene nje impakt pozitiv mbi menyren e jeteses se tyre, dhe marrjes se informacionit te plote mbi sherbimet qe perfitojne.






