Një 27- vjeçar është plagosur gjatë ditës së sotme në ambientet e brendshme të një galerie kromi, pasi duke ngjitur shkallët e për tu futur në furrnellën e galerisë, ka rrëshqitur. Burime zyrtare nga Policia e Bulqizës bëjnë me dije se 27- vjeçari H.P është dërguar menjëherë drejt spitalit ku është duke marrë edhe mjekimin e nevojshëm

. Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Me datë 18.12.2017, rreth orës 13:15, salla operative e policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit, një shtetas, i cili është dëmtuar në minierën e kromit. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan në ambjentet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në ambjentet e brendshme të një galerie kromi, në zonën e Krastës, shtetasi H.P, rreth 27 vjeç, banues në Bulqizë, (punëtor në këtë galeri), duke ngjitur shkallët për tu futur në furrnelin e galerisë, dyshohet ti kenë rrëshkitur duart nga shkallët ku për pasojë është rrëzuar duke marrë dëmtime të lehta.

I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.