Rrëshqitje e nje masivi shkëmbor ka nxjerrë jashtë funksioni ujësjellësin që furnizon me ujë të pijshëm zonën e Mirditës. Problematima ka ndodhur në një terren mjaft të vështirë, pranë fshatit Shtungaj, vetëm pak kilometra larg burimit të ujit.Linja e ujësjellësit ka pësuar dëmtime në rreth 85 metra gjatësi, ndërsa ndërhyrja për riparimin e saj aktualisht eshte e pamundur për për shkak të terrenit të thyer malor dhe rrëshqitjeve të vazhdueshme të gurëve.

Në këto kushte, Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Lezhë ka kërkuar mbështetjen e Emergjencave Civile, pasi riparimi kërkon përdorimin e një helikopteri dhe logjistikë të specializuar për të garantuar sigurinë e punonjësve.Gjatë ditës së së shtunës, falë zgjidhjeve alternative teknike eshte bere i mundur furnizimi i pjesshëm me ujë të pijshëm i qytetit të Rrëshenit. Ndërkohë, fshatrat vijojnë të jenë pa furnizim me ujë që prej ditës së premte, kur ndodhi edhe dëmtimi i linjës.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga autoritetet, dhe ndërhyrja për riparimin e plotë pritet të nisë gjatë javës së ardhshme, në varësi të përmirësimit të kushteve në terren.

Artikulli paraprakTATIMET MBLEDHIN 360 MILIONË EURO NË NËNTOR
Artikulli tjetërSHKOLLA “3 DHJETORI” MES SFIDAVE DHE SUKSESEVE