Rrëshqet toka, rrezikohen banesat. Banorëve u kërkohet të largohen

Të paktën 10 familje me mbi 4 pjesëtarë secila rrezikojnë të mbeten pa shtëpi. Ditën e diel, rreth orës 08.00 të mëngjesit, në rrugën “Haki Stërmilli”, në një kodër në Kombinat ka rrëshqitur një masiv dheu, i cili vazhdon të zbresë drejt shtëpive. “Kam 40 vjet këtu, po më ikën shtëpia”, ankohet një banor. Por ndërsa nervozizmi i banorëve, që jetojnë në këtë zonë prej 20 dhe 40 vjetësh është i justifikuar, kryeplaku i zonës thote se familjeve u është ofruar ndihmë. “I kemi kërkuar të strehohen tek shkolla”, thotë kryeplaku Shefqet Dervishi. “Nuk ikim nga shtëpia”, përgjigjen nga ana tjetër banorët. Të shqetësuar për jetën e fëmijëve, për mundin e gjithë jetës, por edhe të revoltuar ata kërkojnë zgjidhje ose kërcënojnë se do të vetëflijohen. “Do biem dëshmorë. S’kemi zgjidhje tjetër. Jemi të sëmurë, pa punë, të djallosur”, thotë Fatmir Nurja.

Artikulli paraprakKORRUPSIONI,DY PEDAGOGE NE POLICI,BASHKE ME TO STUDENTE E SEKSERE
Artikulli tjetërAMNISTIA,GATI DRAFTI I MINISTRISE,PERFITOJNE AFRO 400 TE DENUAR