Shërbimi Kombëtar i Punësimit në faqen zyrtare online ka publikuar 1288 vende të lira pune, duke filluar nga data 24 janar deri më sot 1 shkurt 2017.

Ndërkohë që të regjistruara online janë mbi 2000 vende, aplikimi për të cilat vijon edhe gjatë muajit shkurt, ndërsa publikimi është bërë gjatë muajit janar. Këto vene të lira pune janë të shpërndara në të gjitha qytetet e vendit, ku përmes regjistrimit online kandidatët mund të aplikojnë për vendin e punës që dëshirojnë. Për 1288 vendet e lira të punës, të cilat i keni edhe në tabelat e mëposhtme mund të aplikojë çdokush që plotëson kriteret e kërkuara nga punëdhënësi përkatës. Aplikimi për to mund të bëhet online, pasi faqja zyrtare e Shërbimit Kombëtar të Punësimit (puna.gov.al) u jep mundësi të interesuarve të aplikojnë direkt për vendin ku dëshirojnë të punësohen. Për të kryer këtë procedurë duhet të jeni të regjistruar në sistem, pasi në rastin kur ende nuk keni krijuar llogarinë personale, keni të drejtë të vizitoni të gjitha ofertat e punës, por nuk ju jepet mundësia e aplikimit për një vend pune. Këtë të drejtë e merrni pasi keni krijuar profilin e punëkërkuesit, i cili përmban të dhëna bazë si: emri, mbiemri, ditëlindja, numri i kartës së identitetit, gjinia apo adresa e e-mailit. Pas regjistrimit të këtyre të dhënave, sistemi dërgon automatikisht fjalëkalimin në adresën e postës elektronike, i cili të mundëson aksesueshmërinë në faqe si dhe aplikimin për vendet e lira të punës. Sa u takon vendeve të publikuara, ka një larmishmëri profesionesh dhe zanatesh, duke filluar nga punëtor krahu, roje, shitës, rrobaqepësit, operatorët e kompjuterit, sekretaret, kuzhinier, picajol, saldator, agjent shitjeje, deri tek edukatore, mësues gjuhe dhe letërsi, mësues historie, ekonomistët, inxhinier ndërtimi, arkitekt etj.

Artikulli paraprakARRESTOHET 2 HERË GABIMISHT SHQIPTARI QË SHKOI TË TAKONTË BABAIN NË BURG
Artikulli tjetërSERBIA BLLOKUESE E LINJËS ENERGJETIKE KOSOVË – SHQIPËRI