Qyteti i Shkodrës ka pritur etapën e dytë të rrethit të 72-çiklistik të Shqipërisë.

Etapa e dytë u zhvillua në itinerarin Tiranë-Shkodër me një gjatësi prej 94 kilometër. Vllaznia pas disa vitesh rikthehet për të marrë pjesë në garat për të rritur edhe pse në përbërje ka çiklistë me një moshë të re. Çiklisti i Vllaznisë Bruno Kola mbërriti me grupin e parë të sportistëve duke arritur kështu një rezultat pozitiv.

FITUES NË ETAPËN E DYTË KOSOVARI YLBER SEFA

Presidenti i federatës shqiptare të çiklizmit Skënder Anxhaku foli për rrethin e 72-të kombëtar.

Fitues në etapën e dytë u shpallën në vend të parë Ylber Sefa i Kosovës, në vend të dytë Marko Stankoviç i Novi Pazarit të Serbisë dhe i treti Stefan Petrovcki i Apolonisë së Fierit. Etapa e dytë përkoi me 90 vjetorin e rrethit të parë çiklistik që është fituar në atë kohë nga shkodrani Jonuz Gjylbegu. Në total janë edhe 4 etapa, teksa e radhës do jetë Shkodër-Burrel 98 kilometër nga ku garojnë 9 ekipe me 34 çiklist.