Ndonëse nuk ka kaluar akoma gjysma e muajit që nga fillimi i aplikimit të dozës së tretë të vaksinës anti-Covid për të moshuarit nga mosha 60 vjeç e lart, në qendrën shëndetësore Rrethina deri më tani janë kryer 213 doza të vaksinës nga afro 923 të moshuar mbi 60 vjeç që janë në total në njësinë Rrethina.

Të moshuarit të cilët jetojnë në këto zona kanë shfaqur interes për t’u vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës thekson drejtorja e kësaj qendre Edona Tafa.

Çdo ditë në qendrën shëndetësore Rrethina kryhen rreth 90 vaksina nga të tre dozat.
Ndërgjegjësimi i banorëve për t’u vaksinuar ka ardhur në rritje në zonat që përfshin qendra shëndetësore Rrethina. Deri më tani janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës 3600 qytetarë.

 

Artikulli paraprakSURPRIZË! DJALI I ROBERT ALIAJT PJESË E LOVE STORY 2
Artikulli tjetërSHKODËR, MUZEU I DËSHMISË I PREFERUAR NGA TË RINJTË