Prej 6 vitesh, fondi prej 21.5 milionë lekësh që ishte parashikuar për asfaltimin e rrugës që lidh aksin nacional Shkodër – Han i Hotit me fshatin Golem në njësinë administrative Rrethina nuk është zbatuar.

Tabela informuese për këto punime qëndron akoma në hyrje të rrugës së amortizuar, ndërsa afati i saj paraprak ka qenë 50 ditor. Numri i banorëve që preken nga ky investim i parealizuar eshtë i lartë, ndërsa thonë se janë në dijeni të fondit që është dhënë në 2011-ën, por që nga ajo kohë nuk është realizuar. Sipas asaj që thuhet në tabelën informuese, fondi i akorduar për sistemimin dhe asfaltimin e kësaj rruge ishte 215 milionë lekë të vjetra, por sipas banorëve asnjë investim nuk është hedhur në aksin rrugor më gjatësi prej 3 km. Institucionet nga ana tjetër nuk japin shpjegim të detajuar, kjo edhe si pasojë e ndryshimit të kompetencave që pas zbatimit të reformës territoriale.

Artikulli paraprakSTAKA: RRITET NUMRI I FERMERËVE TË SIGURUAR
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET 72 VJETORI I KRYENGRITJES NË M.MADHE