
Prej pak ditësh ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës që lidh rrugën nacionale, nga zona e Dobraçit dhe Golemit, me Postribën.
Shtrimi këtij segmenti me gjatësi prej 2.4 kilometrash për banorët ka përmirësuar ndjeshëm lëvizjen, sigurinë rrugore dhe lidhjen ndërmjet zonave, duke u shërbyer drejtpërdrejt përreth 1 mijë familjeve
Asfaltimi i këtij segmenti është pjesë e paketës së investimeve në infrastrukturën rrugore, përmes së cilës Bashkia Shkodër synon të përmirësojë lidhjen dhe kushtet e lëvizjes në të gjitha njësitë administrative.
https://youtu.be/qdG72GvXRxo


