Mbi 2000 banorë në fshatrat Shtoj i Ri Dhe Dobraç i Ri të njësisë administrative Rrethina përballen çdo ditë me vështirësinë e kalimit në rrugët e amortizuara të zonës.

Të gjitha rrugicat që lidhin fshatrat dhe lagjet me njëra-tjetrën janë nën praninë e baltës në dimër dhe pluhurit gjatë stinës së verës. Për banorët, kjo situatë e vështirë vijon prej 2 dekadash, ndërsa shqetësimin më të madh e kanë për fëmijët e shkollave dhe kopshteve, të cilët gjatë peridhave me reshje e kanë të pamundur të lëvizin. Premtimet e shumta elektorale janë mjaftuar me hedhjen e inerteve, ndërhyrje të cilat kanë rezultuar të paefektshme. Në këtë zonë të njësisë administrative Rrethina, infrastruktura rrugore paraqitet mjaft problamatike. Pjesa më e madhe e banorëve janë vendosur aty pas viteve ’90, ndërsa mungesat janë të shumta. Ndriçimi mungon, infrastruktura po dëmtohet dita-ditës, ndërsa mungesa e kanaleve të kullimit bën që shpeshherë të përmbyten edhe tokat bujqësore.

Artikulli paraprakINSPEKTORIATI I MJEDISIT ZHVILLON ANALIZËN VJETORE
Artikulli tjetërNDËRHYRJE E RRALLË KIRURGJIKALE NË SPITALIN E SHKODRËS