Tkurrja e popullsisë po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit në vend. Vetëm në 8 shkollat e njësisë administrative Rrethina të Bashkisë së Shkodrës këtë vit ka patur 126 nxënës më pak sesa vitin e kaluar. Një fakt të tillë e konfirmon administratori i kësaj njësie Vlash Pjetri

Arsyeja e numrit në rënie të nxënësve mbetet emigracioni për shkak të varfërisë në këtë zonë thekson Pjetri

Vitet e fundit në total numri i fëmijëve që kanë lënë shkollat për të emigruar ka shkuar në shifra të larta