Këto janë pamjet gjatë ndërhyrjes që bëri Bashkia Shkodër për nivelimin e 3 km rrugë që lidhin fshatrat Bardhaj, Bleran dhe Bardhanjor në Njësinë Administrative Rrethina.

Pa kaluar shumë kohë ky aks që u shërben çdo ditë më shumë se 2000 banorëve është rikthyer në gjendjen e mëparshme. Mungesa e kanalizimeve, gropat e shumta dhe amortizimi i vazhdueshëm vështirësojnë çdo ditë kalimin e automjeteve dhe banorëve. Këta të fundit thonë se ndërhyrja e bërë nuk ka ndryshuar asgjë në rrugën e amortizuar, ndërsa shprehen se aksi ka nevojë për një projekt konkret. Një pjesë e akseve rrugore që lidhin fshatrat në Njësinë Administrative Rrethina vijojnë të mbeten në gjendjen e para 20 viteve. Ndërhyrjet kanë qenë të pakta dhe asnjëherë nuk është bërë një investim i plotë për të zgjidhur problemin e banorëve.

Artikulli paraprakPEDIATRIA, “NUK KA MË GRIP NË SPITALIN E SHKODRËS”
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E DREJTËSISË SOCIALE