Në Njësinë Administrative Rrethina ka nisur asfaltimi i segmentit rrugor që lidh rrugën nacionale, nga zona e Dobraçit dhe Golemit, me Postribën. Në nisjen e punimeve ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili inspektoi nga afër ecurinë e ndërhyrjes dhe procesin e asfaltimit.

Segmenti rrugor ka një gjatësi prej 2.4 kilometrash dhe pritet të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen, sigurinë rrugore dhe lidhjen ndërmjet zonave, duke u shërbyer drejtpërdrejt mbi 1 mijë familjeve. Banorët e zonës e kanë mirëpritur dhe vlerësuar këtë investim, duke e cilësuar një ndërhyrje të rëndësishme për komunitetin.

Asfaltimi i këtij segmenti është pjesë e paketës së investimeve në infrastrukturën rrugore, përmes së cilës Bashkia Shkodër synon të përmirësojë lidhjen dhe kushtet e lëvizjes në të gjitha njësitë administrative.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBASHKIA LEZHË INVESTIME NË SPITEN
Artikulli tjetërEVIS SALA REAGON PAS DORËHEQJES: KAM PRANUAR ANGAZHIME NË FUSHËN TIME TË EKSPERTIZËS! MIRËNJOHJE RAMËS PËR BESIMIN