Prej 27 vitesh dhjetëra rrugë të fshatit Dobraç i Ri në Njsinë Administrative Rrethina janë amortzuar totalisht, ndërsa numri i banorëve që çdo ditë përdorin këto rrugë dytësore i kalon 2000.

Të vetmet ndërhyrje sipas banorëve ka qenë shtrimi me zhavor, por jo të mjaftueshme për mirëmbajtjen e tyre. Fshati Dobraç i Ri përbëhet nga familje të vendosura aty pas viteve 90, por që nga ai vit nuk është akorduar asnjë fond që të zgjidhet problemi i rrugëve të fshatit. Gjatë ditëve me shi, kalimi për nxënësit e shkollave është thaujse i pamundur, ndërsa situata është e vështirë edhe gjatë stinës së verës, kjo për shkak të pluhurit të krijuar.

Artikulli paraprakSHKOLLA “DËSHMORËT E PRISHTINËS” KONCERT ARTISTIK
Artikulli tjetërSHKODËR, ASNJË PERSON ME TALASEMI