Në Njësinë Administrative Rrethina vazhdon pastrimi i inerteve të depozituara në mënyrë të jashtëligjshme. Janë evidentuar 11 vendgrumbullime, prej të cilave tashmë 3 janë pastruar dhe vijon puna për pastrimin e të tjerave në territor.

Administratori Erjon Selgjekaj i bën thirrje banorëve të bashkëpunojnë për evidentimin e individëve që depozitojnë inertet në sheshe publike duke shkelur ligjin. Selgjekaj dhe monitoruesi i pastrimit Agron Sadiku, paralajmërojnë masa administrative- gjobë, për të gjithë ndotësit e mjedisit.

Artikulli paraprakSHKODËR, RRITET NUMRI I PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, PICKIMET NGA INSEKTET KTHEHEN NË PROBLEM