Prej fillimit të muajit shtator, qendrat shëndetësore në Shkodër janë të hapura edhe ditë të diele, në kuadër të vaksinimit masiv. Kryevaksinatorja Elsjona Qallija në qendrën shëndetësore Dobraç bën të ditur se gjatë këtyre ditëve të diela ka patur një interes të banorëve të njësisë Rrethina për t’u vaksinuar.

Kryevaksinatorja shton se po merren njëherësh më vaksinimin, qendra shëndetësore është e hapur të dielën edhe për testimin e personave të dyshuar me COVID-19.

Njësia administrative Rrethina ka një popullsi prej afro 22 mijë banorësh, ndaj stafi I qendrave shëndetësore është në gatishmëri edhe gjatë ditëve të pushimit deri në përmirësimin e situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë