
Prej tre muajsh në të gjitha qendrat shëndetësore në Shqipëri ka rinisur të kryhet kontrolli bazë mjekesor i cili ishte i pezulluar prej një viti e gjysëm për shkak të pandemisë së Covid-19. Që prej rinisjes se kontrolleve në qendren shëndetësore Rrethina të Shkodres ka pasur një interes të lartë nga qytetarët.
Vetëm në tre muajt e parë 1003 qytetare nga 11507 që ka kjo qendër kane kryer check up shprehet Edona Tafa drejtore e kësaj qendre.Pandemia ka ndërgjegjësuar qytetarët për të kryer kontrollet e nevojshme.
Të gjithë qytetarët të moshës 35 deri në 70 vjeç mund të kryejnë kontrollin bazë mjekesor falas në qendrën shëndetësore pranë vendbanimit të tyre.