
Një ditë pas protestës para Kryeministrisë, ku protestuesit bllokuan për rreth dy orë hyrjen e Kryeministrisë policia ka arrestuar 14 persona.
Në ditën e 94-të, protesta u shoqërua me disa tensione.Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë. Më pas, një pjesë e tyre u zhvendosën në rrugicat pas godinës, teksa kryeministri Edi Rama ndodhej në zyrë.
Protestuesit u përleshën fizikisht për disa momente me efektivët e policisë. Pas përplasjes forcat e policisë krijuan një kordon duke mbrojtur ndërtesën qeveritare, teksa u shoqëruan për në komisariat dhe disa protestues.






