Perdorimi i bombulave te gazit ka rezultuar fatal ne shume raste , ndaj dhe drejtoria e sherbimit Zjarrefikes ne Shkoder qe nga muaji nentor ka nisur kontrollet ne pikat e kolauduara sic jane karburantet dhe distributoret e çerfitikuar.

Problem mbeten pikat e palicensuara te subjekteve te vogla te cilet tregotojne bombula 5 kg qe zakonisht jane per kampingje ndersa perkunder kesaj qytetaret e shkodres i perdorin per gatim . drejtori Agron Dibra tha se subjektet qe tregtojne keto bombula jane ne pergjegjesine e Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.

Vdekjet nga shpërthimet e gazit nuk jane raste te rralla te kronikave televizive apo dhe djegjet e banesave per kete shkak por sërish mbushja e bombolave në mënyrë të pakontrolluar dhe artizianale vazhdon .