Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bllokuar mjetet paregjistruara dhe te pa certifikuara që bëjnë transport pasagjerësh dhe automjetesh në liqenet e Komanit, Vaut Dejës dhe liqenit të Shkodrës.

Aksioni është ndërmarrë, pasi janë konstatuar se ka mjete ujore që bëjnë transport pasagjerësh dhe automjetesh të cilat janë artizanale dhe rrezikojnë jetën e njerëzve.

NJOFTIMI I PLOTE

Pas inspektimeve dhe verifikimeve te mjeteve ujore qe bejne transport pasagjeresh dhe automjetesh ne liqenet e Komanit,

Vaut Dejes dhe liqenit te Shkodres nga Drejtoria e Pergjithshme Detare jane konstatuar se ka mjete ujore qe bejne transport pasagjeresh dhe automjetesh te cilat jane artizanale dhe rrezikojne jeten e njerezve dhe mjeteve.

Per kete arsye, sot po zhvillohet nje operacion ne bashkepunim me policine e qarkut Shkoder dhe hetimit tatimor per bllokimin e mjete pirate dhe artizanale te pa rregjistruara dhe te paçertifikuara dhe qe jane rrezik per turiste qe levizin ne keto liqene.

Operacioni po vazhdon me verifikimin dhe bllokimin dhe eshte ne proces.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakHAHN PREMTIM SHQIPTARËVE: S’KA ASNJË DILEMË, HAPJA E NEGOCIATAVE NË QERSHOR 2019
Artikulli tjetërKUJDES, PESTICIDET PO NA HELMOJNË!