Rastet e problemeve me bombulat kanë një prevalencë të lartë përgjatë periudhës së dimrit. Për shkak të përdorimit më të lartë në çdo familje, si për gatim ashtu edhe për ngrohje, kjo ka sjell në jo pak raste edhe zjarre të ndryshme në shumë familje shkodrane. Sipas shefitë të ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë në Policinë e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Shkodër, Ridvan Bushati, në shumicën e rasteve, për të mos thënë të gjitha, fajtor kryesor vazhdojnë të mbeten vetë qytetarët.

Për fatin e mirë, sipas tij, nuk kemi patur shpërthime të bombulave, por vetëm rrjedhje gazi. Këtë të fundit duhet ta kenë shumë kujdes vetë qytetarët, edhe me kontrolle të herë pas hershme.  Në muajt e fundit, në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës ka patur raste të rrjedhjeve të bombulave të gazit. Megjithatë, me ndërhyrjen e zjarrfikëseve në kohë është bërë e mundur të mos ketë pasoja fatale në njerëz.

Bombulat kërkojnë një kujdes të veçantë, në mënyrë që rrezikshëmria e tyre të ulet sa më shumë.