Orët e pasditës në Berdicë kanë qënë më të qeta sa i takon reshjeve të shiut, pasi intensiteti i tyre nuk ka qënë shumë i lartë.

Pavarësisht kësaj, banorët thonë se në disa zona ka mungese të energjisë elektrike dhe niveli i ujit mund të rritet si pasojë si pasojë edhe e shkarkimeve nga hidrocentralet. Situata në zonën e Harkut të Bërdicës sa i takon përmbytjeve vijon të jetë problematike. Sipas burimeve nga banborë të zonës, uji edhe pse larg shtëpive mbetet një rrezik nëse shtohen reshjet e shiut apo ka të tjera. Grupi i xhirimit i Star Plus ishte i pranishëm për të parë situatën nga afër.Zona e Bërdicës ka qënë ndër më të prekura edhe gjatë përmbtjeve të viteve 2010-2011. Banorët shpresojnë që të mos ketë sërish reshje pasi edhe këtë herë, pasojat për ta do të ishin të mëdha.

Artikulli paraprakKOMISIONI I EMERGJENCAVE NDJEK DINAMIKEN E NGJARJEVE TE KRIJUARA NGA RESHJET
Artikulli tjetërBASHA REAGON NDAJ POSTIMIT TE RAMES NE FACEBOOK