Në prag të festave të fundvitit Italia ka shtuar kontrollet e masat e sigurisë në territor për të garantuar mbrojtjen nga rreziku i sulmeve terroriste. Prej ditës së sotme deri në ditën e ndërrimit të viteve Policia Italiane ka nisur zbatimin e një plani special sigurie i zbatueshëm në qytetet më të mëdha e kryesore italiane.

Në Milano. Torino, Romë, Firenze, Palermo, Napoli, Bari etj është rritur numri i forcave të rendit dhe e patrullave ushtarake që kontrollojnë territorin gjatë ditës dhe natës. Sheshet ku priten të zhvillohen evente festive të Krishtlindjes e të Vitit të Ri janë shpallur zona off limits, me një numër të kufizuar pjesëmarrësish. Në Romë, sheshi historik Navona ku tradicionalisht ngrihet merkata e Krishtlindjeve është blinduar nga kontrollet e forcave të rendit. Në sheshin Shën Pietro në Vatikan ku parashikohet të ketë një fluks të madh turistësh janë vendosur hyrjet-daljet e kontrolluara me metal detektor, ndërsa në Milano sheshi Duomo është shjpallur zonë me rrezikshmëri të lartë e i rrethuar nga barrikada mbrojtëse.

Në Torino është ndaluar festimi i festës së fundvitit në sheshin kryesor Shën Karlo. Ndërsa në qytetin e Firencës janë lejuar vetëm 15 mijë spektatorë për të marrë pjesë në koncertin festiv në sheshin Michelangelo ku pritet të marri pjesë dhe këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVDEKJA E FLORENCIT, SHQIPËRIA NE PROTESTË
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 144 KG KANABIS NË BANESËN E 69-VJEÇARES