Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë, ku një avion pasagjerësh me 242 pasagjerë në bord i “Air India” u rrëzua.

Përmes një postimi në X Begaj shpreh ngushëllime për familjet e viktimave dhe popullit të Indisë.

‘Thellë i trishtuar nga rrëzimi tragjik i avionit në Ahmedabad. Në emër të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe popullit të Indisë. Në këtë moment të dhimbshëm, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit’, shkruan ai.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakIU RRËZUA PADIA PËR BASHËN, RAMA: GJYKATËSES IU DESH 7 VITE PËR KONKLUZIONET
Artikulli tjetërKONFERENCA/ KRERËT E DOGANAVE NGA BALLKANI DHE VENDET E BE-SË TAKOHEN NË TIRANË!