Janë gjetur 208 trupa nga 242 pasagjerë që ishin në bordin e avionit ‘Air India’ që u rrëzuar ditën e sotme në Indinë perëndimore në Ahemedabad. Sipas të dhënave të fundit janë gjetur 208 trupa, por ende nuk dihet nëse viktimat ishin në bord apo ishin në tokë në momentin e aksidentit.

Policia ka gjetur një të mbijetuar në sediljen 11A i cili rezulton shtetas britanik me origjinë indiane. I mbijetuari është dërguar në spital dhe është në kujdesin shëndetësor.

Nga të dhënat e deritanishme rezultojnë 169 indiane, 50 studentë mjekësie të plagosur. 53 britanike 1 portugez, 7 kanadez dhe 17 fëmijë të identifikuar, raportohet në media.

Aeroplani u përplas me një ndërtesë banimi të përdorur nga mjekët, një grua përshkruan se si djali i saj shpëtoi duke kërcyer nga dritarja e katit të dytë.

Artikulli paraprakMATURA 2025/ DALIN REZULTATET E PROVIMIT TË GJUHËS SË HUAJ
Artikulli tjetërPROTESTAT PËR EMIGRANTËT NË SHBA, TEKSASI MOBILIZON 5 MIJË TRUPA TË GARDËS KOMBËTARE NË TË GJITHË SHTETIN