
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli kërkon mbështetjen dhe ndihmën e Francës që për të hedhur dritë mbi shkaqet e rrëzimit të helikopterit të Forcave të Armatosura në liqenin e Shkodrës.
Kërkesën Kodheli ia ka përcjellë Ambasadorit francez në vendin tonë, Bernard Fitoussi gjatë një takimi që pati me të pasditen e sotme, ku i ka kërkuar asistimin me ekspertë. Ndërkohë gjatë paradites, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura zhvilluan takim me efektivët e bazës ajrore në Farkë. Ministrja premtoi zbardhje të shkaqeve të aksidentit tragjik ajror që ndodhi më 6 prill 2016 dhe që i mori jetën 2 pilotëve, ndërsa një tjetër është plagosur. “Po bëjmë maksimumin me Prokurorinë që çështja të zbardhet” është shprehur Kodheli.
/ Star Plus TV /


