
Mesazh falenderues në faqen zyrtare të ministres.
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, përmes një postimi në Facebook, ka falenderuar të gjithë ata që u solidarizuan me familjarët e viktimave të helikopterit “EC 145” që u rrëzua pak ditë më parë në Malësi të Madhe. Në faqën e saj zyrtare në këtë rrjet social, ajo shkruan: Dua t’ju falënderoj të gjithëve për solidaritetin e treguar në këto ditë të vështira për familjarët e “Dëshmorëve të Atdheut”, kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Mesazhet ngushëlluese dhe mbështetëse të qytetarëve të zakonshëm këtu në Facebook, ato të homologëve të vendeve aleate dhe atyre partnere, deputetëve, ambasadorëve, atasheve të mbrojtjes, e shumë e shumë miqve të shqiptarëve, kanë qenë vërtet inkurajuese. Faleminderit!
/ Star Plus TV /


