Një aeroplan me 60 pasagjerë është rrëzuar në një zonë malore në qendër të Iranit. Sipas BBC, aeroplani i pasagjerëve ishte duke fluturuar midis Teheranit dhe qytetit jugperëndimor të Yasuj kur humbi nga radarët dhe u rrëzua.

Një zëdhënës i shërbimeve të emergjencës tha për mediat se të gjitha forcat e kërkim-shpëtimit janë në gatishmëri. Ai konfirmoi se në aeroplan ishin rreth 50-60 pasagjerë. Një helikopter i emergjencës nuk mundi të shkonte dot në vendin e rrëzimit të avionit për shkak të motit të keq. Nuk ka ende informacion për viktimat.