Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri në rrethin e Byjukçekmeçe të Stambollit, zonë e ndodhur në anën evropiane të metropolit turk.

Mediat turke bëjnë me dije se ekipet e shpëtimit, përfshirë skuadrat e zjarrfikësve janë dërguar në vendin e aksidentit. Në total, 7 persona ishin në bordin e helikopterit që u rrëzua. Në helikopter ishte drejtuesi biznesit të nivelit të lartë, ndërsa mjeti fluturues ra në një autostradë pasi goditi një kullë për shkak të mjegullës. Katër nga personat në helikopter janë të huaj, ndërsa tre të tjerët përfshirë dy pilotët janë turq. Një dëshmitar okular, shofer taksie në zonë i tha televizionit turk CNN me anë të telefonit se helikopteri u përplas me një kullë e më pas përfundoi në autostradë, duke shtuar se aksi nacional ishte mbyllur.