Rrëzohet kërkesa e Kastriot Ismailajt për përjashtimin e trupës gjykuese

Gjykata e Tiranës i rrëzoi për të dytën herë kërkesën e Kastriot Ismailajt për përjashtimin e trupit gjykues. Gjyqtari i vetëm Altin Abdiu, në vendimin e mos pranimit të kërkesës së Ismailajt, arsyetoi se ajo nuk mbështetet në prova dhe në ligjin procedurial. Por ndryshe mendon avokati mbrojtës. Në dalje të gjykatës, ai tha se vendimi nuk është i drejtë, pasi trupi gjykues ka administruar në dosje procesevrbalin e marrjes në pyetje të ish-drejtorit të DIA-së Elvis Mataj të dhënë para juristëve të OSHEE-së dhe jo prokurorisë, si instuitucion procedures që ka për detyrë mbledhjen e provave. Avokati tha se do të ndjek të gjithë rrugët proceduriale, që dëshmitari Mataj të thirret dhe të paraqitet para gjykatës për të dhënë shpjegime, për ato çfarë ka dijeni për kompanin që dejtonte Ismailaj. Ai shprehu rezerva për juristët e OSHEE-së, me pretendimin se gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Mataj, kanë ushtruar presion ndaj tij. Sipas avokatit, dëshmtari Mataj është larguar nga Shqipëria dhe jeton në Gjermani nga frika e ndonjë hakmarrje për deklarimet që ka bërë për juristët e OSHEE-së, të cilët e kanë përdorur këtë dëshmi në gjyqin e Arbitrazhit kundër Kastriot Ismailajt. Ky i fundit, akuzohet për pastrim të parave, falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim në shuma të mëdha. Këto akuza, dyshohet se I ka konsumuar, pasi ka arritur që me anë të dokumenteve të falsifiuara dhe mashtrimit ti marr ish-shoqërise CEZ shpërndarja një shumë prej rreth 5 mln euro, me arsyetimin e punës së kryer për llogri të kësaj kompanie.