
Një avion i lehtë u rrëzua pasditen e sotme në Umbria të Italisë dhe njëri nga dy personat në bord humbi jetën si pasojë e përplasjes në tokë.
Avioni u rrëzua në provincën e Perugia-s, në lokalitetin Mercatello në komunën e Castel Ritaldi-t, sipas asaj që raportuan ekipet e repartit të zjarrfikësve të Spoleto-s dhe Foligno-s.
Avioni përfundoi në depon industriale të një kompanie që prodhon materiale mjekësore. Njëri nga dy personat në bord arriti të shpëtonte veten, sepse e braktisi avionin para përplasjes dhe u shpëtua menjëherë.