Një helikopter është rrëzuar në Parma të Italisë, mbrëmjen e kësaj të mërkure. Tre persona raportohet të kenë humbur jetën, mes tyre edhe një biznesmen i njohur.Ngjarja ka ndodhur në Castelguelflo di Noceto, pranë “Via Emilia”, brenda kështjellës mesjetare të Castelguelfo, e cila i përket familjes Rovagnati, themelues të kompanisë së sallamit me të njëjtin emër.

Raportohet se mes viktimave është edhe Lorenzo Rovagnati, trashëgimtari i kompanisë së sallamit. Pas rrëtimit të helikopterit, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset dhe ekipet mjekësore. Fatkeqësisht, ekipet e shpëtimit kanë gjetur vetëm trupat e pajetë të pasagjerëve.

Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Aviacionit ka hapur një hetim. Një grup ekspertësh po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ajror.

Artikulli paraprakTJETËR TËRMET ME MAGNITUDË 4.7 BALLË MIDIS SANTORINIT DHE AMORGOS, NDJEHET EDHE NË ATHINË
Artikulli tjetërDIASPORA VOTON NË ZGJEDHJET E11 MAJIT, CELIBASHI: MBI 150.000 APLIKIME PËR REGJISTRIM NË PER