Një shtyllë elektrike e improvizuar me lëndë drusore, rrezikoi të shkaktonte tragjedi në lagjen e komunitetit rom, përtej Urës së Bunës, me kabllot e rëna në rrugë.

Ajo u rrëzua gjate kalimit të një automjeti të tonazhit të lartë, ndërkohë që aty pranë luanin fëmijët si dhe qarkullimi i makinave ishte i dendur. U krijua një gjendje alarmante për banoret e kësaj lagjeje, të cilët akuzojnë OSHEE-në dhe Bashkinë që nuk kanë marrë masa dhe se situata është shqetësuese.

Jo me larg se 10 metra nga shtylla e rrezuar, prej disa muajsh është vendosur një shtylle e re betoni për lidhjen e kabllove elektrike. Por vetëm kaq, pasi akoma nuk është instaluar në të rrjeti elektrik dhe, siç duket, është harruar fare ekzistenca e saj.

Artikulli paraprakDHUNUAN, LIDHËN DHE GRABITËN TË MOSHUARIT, ARRESTOHEN 4 PERSONA
Artikulli tjetërARRESTOHEN ISH-FUTBOLLISTI DHE SHQIPTARI,AKUZOHEN PËR TRAFIK KOKAINE