çéìåôé îîùìä , øàù îîùìä äðëðñ ðôúìé áðè òí äøëá äîîùìä , éåùá øàù ëðñú äðáçø îé÷é ìåé öéìåí: çééí öç / ìò"î Photos By : Haim Zach / GPO

Kryeministri i ri i Izraelit dhe ish-aleati i Netanyahut, Naftali Bennett është zotuar se do të bashkojë kombin duke punuar në qeveri.

Bennett në fjalimin e tij të parë tha se qeveria e unitetit do të punojë për njerëzit teksa ka paralajmëruar të vetët që mos festojnë sot mbi dhimbjen e të tjerëve.

I konsideruar si ‘ultranacionalisti’ në Izrael, Bennett do të drejtojë qeverinë e krijuar nga koalicioni opozitar deri në shtator 2023 dhe më pas do ia dorëzojë postin e kryeministrin aleatit Yair Lapid.

Ata së bashku i dhanë fund epokës 12-vjeçare të Netanyahut, por ky i fundit në fjalimin e ‘lamtumirës’ si kryeministër premtoi se do të bëjë opozitë të fortë dhe paralajmëroi se do të rikthehet pasi qeveria e re do të rrëzohet më shpejt nga çfarë është menduar.