Një vajze i ka rënë të fikët pas një sherri mes disa të rinjve pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Pallatin e Kulturës Labëria teksa po zhvillohej një aktivitet për polifoninë.

Katër të rinj erdhën nga jashtë dhe u futën në ambientet e pallatit të kulturës duke u konfliktuar dhe rrahur një adoleshent.

Në momentin e përleshjes mes të rinjve njërës prej vajzave që ishte e pranishme i ka rënë të fikët duke humbur ndjenjat. Ndërkohë që katër të rinjtë që e dhunuan adoleshentin janë larguar me shpejtësi, policia ka nisur hetimet.

Vajza që i ra të fikët është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.