Rripi i sigurimit – Qindra masa ndaj shoferëve, dy arrestohen

Qindra masa administrative janë vendosur nga policia rrugore gjatë 24 orëve të fundit. Kështu, vetëm në Tiranë janë ndëshkuar 34 qytetarë për mos vendosjen e rripit të sigurimit, ndërsa në rang vendi numri i të ndëshkuarve është 134 qytetarë. Gjithashtu janë vendosur për shkelje të ndryshme edhe 1010 masa administrative. Policia e Shtetit sqaron se janë arrestuar 2 drejtues mjeti të pa pajisur me leje drejtimi dhe 2 drejtues mjeti në gjendje të dehur. Gjithashtu, janë pezulluar 33 Leje drejtimi, nga këto 6 për alkool, 15 për shpejtësi dhe 12 për shkelje të ndryshme. Janë vendosur 59 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 54 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 223 masa administrative për shpejtësi. “Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170 por për të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”, sqaron policia. /Ora News/