
Blerja e një pasurie të paluejtshme në Shkodër është bërë më e vështirë se kurr për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve gjatë viteve të fundit
Një metër katror tek ndërtimet e reja shkon në 1500 euro .
Këto çmimeve janë si shkak i i mungesës së lejeve të ndërtimit dhe rritje te kerkeses thonë agjentet imobiliar por edhe të përmirësimit të jetesës në rajonin verior
Ndërsa rritje kanë pësuar edhe qeratë ku një banesë në qendër të qytetit varion nga 350 euro deri në 500 euro në varësi të metrave dhe gjendjes së banesës
Gjatë viteve të fundit vërehet se çmimet janë dyfishuar pasi para katër viteve metri i një ndërtimi të ri ishte 700 euro ndërsa sot është 1500 euro
Agjentët imobiliar thonë se nuk janë vetëm shkodranët që po kërkojnë të blejnë megjithë rritjen e cmimeve por edhe të huajtë të cilët kërkojnë të kenë një pronë e kryesisht në qendër të qytetit ose në zonat turistike






