
Cmimet e fruta – perimeve në tregjet Shkodrës edhe këtë sezon vijojnë të jenë të larta . Rritje duket se kanë pësuar cmimet e perimeve po ashtu edhe të frutave të stinës
Qytetarët thonë se cmimet janë rritur në krahasim me vitin e shkuar . Më të prekurit nga kjo situatë mbeten pensionistët. Ato theksojnë se pensionet që marrin janë minimale ndaj këto cmime janë të pa përballueshme
Ndërkoh jashtë kamerave tregtarët bejne te ditur se cmimet janë të arsyeshme ndërsa shprehin shqetësim për mungesën e fuqisë blerëse.
Ndërsa sipas tyre produktet që ato tregtojnë janë të sigurta dhe cilësore.
Ndërsa pritet që me rritjen e prodhimit vendas gjatë sezonit verore edhe cmimet të bien si te perimeve ashtu edhe të frutave