
Pas karburanteve, rritjes e çmimeve ka përfshirë edhe fruta-perimet në Lezhë. Brenda një kohe të shkurtër, në tregun e qytetit, produktet bazë të konsumit jane dyfishuar, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e fuqisë blerëse.Sipas qytetarëve, çmimet janë të papërballueshme krahasuar me të ardhurat e tyre, duke i detyruar të kufizojnë blerjet e përditshme. Këtë situatë e konfirmojnë edhe vetë tregtarët, të cilët shprehen për një rënie të konsumit.
Rritja e menjëhershme e çmimeve në Lezhë po ndikon ndjeshëm në ekonominë e shumë familjeve, të cilat kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, pasi kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme për ta.Perballe kesaj situata shihet si domosdeshmeri edhe prezanca e vazhdueshme e Zyres se Mbrojtjes se Konsumatorit per te shmangur abuzimet me cmimet.






