Një sërë produktesh të shportës ushqimore kanë shënuar këtë muaj rritje të çmimit me disa lekë. Vaji, mielli, orizi, sheqeri apo edhe qumështi dhe nënproduktet e tij në markete e tregje gjenden me çmim 10 deri ne 20 lekë më shumë.

Kjo rritje e çmimit ka shqetësuar konsumatorët të cilët kërkojnë që qeveria të rrisë të ardhurat.
Paralelisht me rritjen e çmimit të ushqimeve qytetarët ankohen edhe për rritjen e cmimit të frutave dhe perimeve.

Disa ditë më parë edhe çmimi i bukës pësoi rritje në shumicën e njësive të tregtisë. Në furrat e bukës një buke kushtonte 10 deri në 20 lekë më shumë. Shkak për këtë rritje mësohet se është bërë rritja e çmimit të miellit.

Artikulli paraprakTHIRRJA E BLINKEN: SA MË SHUMË VENDE ARABE TA NJOHIN IZRAELIN
Artikulli tjetërCOVID-19/ 959 RASTE TË REJA, 6 HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT