Pasi gjykata kushtetuese shfuqizoi vendimin per bllokimin e lejeve te ndertimit , eshte rritur numri i aplikimeve on-line ne Drejtorine e Kontrollit dhe Zhvillimit te Territorit. Nje gje e tille pohohet nga drejtori Kreshnik Kopliku i cili tregon se cilat jane kriteret e aplikimit per te gjithe qytetaret e interesuar per te ndertuar ne pronen e tyre apo dhe ne zona brenda qytetit ku deshirojne te investojne. Ndersa shtoi se ka disa kerkesa te trashiguara nga viti i kaluar por ka patur kerkesa edhe ne kete fillim viti.

Ngerc ka krijuar fakti se edhe pse plan i pergjithsghem vendor eshte miratuar ne keshillin kombetar te territorit qe ne muajin tetor te vitit qe lame pas ai nuk eshte depozituar akoma ne bashkine Shkoder. Nje gje e tille behet pengese per dhenien e lejeve te ndertimin ne zonat e reja te Bashkise Shkoder ku perfshihen dhe zonat turistike per te cilat interesi i investitoreve eshte i larte. 

Drejtori Kopliku ka pranuar se problemet e pronesise jane nje tjeter ngerç i cili penalizon qytetaret e Shkodres por edhe investitoret, duke qene se çertifikata e pronesise eshte dokumenti themeltar i cili i hap driten jeshile dhenies se lejes se ndertimit.