Taksa e ndikimit në infrastrukture dhe biznesve që krijojnë ndotje më të madhe në Lezhë, do të pësojnë rritje.Ky fakt u bë i ditur gjatë prezantimit të paketes së re fiskale për vitin 2026, nga kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, sipas të cilit investimet strategjike që po zbatohen dhe janë në proçes në zonen e Lezhës dhe ndotja e madhe që krijojnë shumë biznese i ka nxitur që të lëvizin nivelin e taksave vendore.
Taksat e ndikimit në infrastrukture nga 0.1 % do të bëhet 3 %, ndërsa bizneset e tjera që preken nga rritja e tarifes vendore janë ato te prodhimit dhe tregtisë së produkteve me origjinë shtazore, artikujve ushqimore, materialeve të ndërtimit, tregti makinash, servise e pjesë këmbimi, tregti pemesh e përpunimi materialesh druri si dhe lokalet e dasmave.Po ashtu nga rritja e taksave do të preken edhe kompanitë e internetit të cilët shfrytëzojnë infrastrukturen nëntokësore në territorin e Bashkisë Lezhë.

Artikulli paraprak“ZHVILLIMI NË KOHË TË TRAZUAR”, KONFERENCË NË USH
Artikulli tjetërFINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “NDËRMOLLASI”