Vendimi i qeverisë për rritjen e pagave do të zbatohet edhe në Bashkinë e Lezhës, ndërsa përfitues janë të gjitha kategoritë. Këshilli Bashkiak miratoi projekt-vendimin për pagat e funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar, nëpunësve civilë, punonjësve të administratës, atyre mbështetës, si dhe për masën e shpërblimit mujor të këshilltarëve dhe kryetarëve të fshatrave.
Përfaqësuesja e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak, Donika Ndoj, ngriti shqetësimin se po mbahen në punë persona që kanë mbushur moshën e pensionit apo te tjere që paguhen fiktivisht, ndërsa akuzave iu përgjigj kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.
Pjesa më e madhe e përfituesve nga indeksimi janë punonjësit që kishin pagë minimale në Bashkinë e Lezhës, e cila është rritur nga 10 deri në 15 mijë lekë të reja, sipas kategorive.

Artikulli paraprakIMT NË VELIPOJË, AFAT BIZNESEVE DERI ME 5 MARS
Artikulli tjetërERKAND QERIMAJ RIKTHEHET SI KAMPION TEK “NDRE MJEDA”