Dhuna me baze gjinore ka njohur rritje në Lezhë.Sipas të dhënave zyrtare gjatë këtij vitit po trajtohen nga institucionet përgjegjesë 100 raste, por kjo lidhet edhe me shtimin e ndergjegjesimit për denoncimin e dhunës.Drejtoresha e Shërbimit Social në Bashkinë Lezhë Marte Fetaj, tha se më të prekura mbeten shtresat në nevojë, ku dhuna shpesh shfaqet fillimisht në formë digjitale e më pas shndërrohet në dhunë fizike, ku nuk mungojnë as burat të cilët kanë kërkuar urdher mbojtje.
Në përmbyllje të Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, në Lezhë u organizua një aktivitet sensibilizues, ku u përcollen mesazhe të ndryshme kunder këtij femonomi mjaft shtetësues për shoqërinë shqiptare.
Përgjatë 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, Lezha është përfshire nga njësërë veprimtarish sensibilizue, ku fokusi është vënë tek denoncimi i çdo forme të dhunës, me qëllim identifikimin e hershëm të saj, për të mundësuar ndërhyrjen në kohë dhe për të shmangur agravimin e situatës.

Artikulli paraprakNDOTAJ E UJIT, REAGOJNË BANORËT E POSTRRIBËS
Artikulli tjetërDREJT PËRFUNDIMIT RIKONSTRUKSIONI I KINEMA“REPUBLIKA”