Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar një rritje e numrit të të infektuarve. Nga 3601 testime të kryera në 24 orë janë konfirmuar 132 persona të infektuar të identifikuar në këto bashki: 42 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 13 raste në Vau i Dejës, 10 raste në Elbasan, 8 raste në Kamëz, 6 raste në Vlorë, 5 raste në Krujë, Fier, 4 raste në Sarandë, 3 raste në Lushnje, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Pogradec, 1 rast në Lezhë, Has, Mirditë, Mat, Gjirokastër, Memaliaj, Gramsh, Poliçan.

Fatmirësisht virusi nuk ka shënuar asnjë humbje jete, ndërsa në të gjithë vendin janë 642 pacientë aktivë me COVID19 .

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 26 pacientë. Janë shëruar 29 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,343 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 132

Të shëruar në 24 orë 29

Të shtruar në spitale 26

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3,601

Testime totale 918,347

Raste pozitive 133,442

Raste të shëruara 130,343

Raste Aktive 642

Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 242

Elbasan 61

Shkodër 88

Vlorë 59

Berat 38

Lezhë 34

Fier 37

Kukës 21

Durrës 21

Korçë 13

Gjirokastër 7

Dibër 1

Artikulli paraprakRASTET E REJA COVID, NË VEND PO MBIZOTËROJNË ATO ‘DELTA’! ISHP: ENDE NUK PO SHFAQ AGRESIVITET
Artikulli tjetërLAJM I TRISHTË PËR SPORTIN, NDAHET NGA JETA IKONA E BASKETBOLLIT SHQIPTAR