
Numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit në qarkun e Lezhës ka pësuar rritje gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të shërbimit onkologjik, vetëm në 9-mujorin e parë janë regjistruar 30 raste të reja, kryesisht në grupmoshën 45 deri në 60 vjeç.Mjekja onkologe, Bardha Gjoni, thotë se shqetësuese mbetet fakti që shumica e rasteve diagnostikohen në faza të avancuara, ndaj ajo bën thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe kontrolle të rregullta.
Pavarësisht shtimit të rasteve me kancer gjiri, spitali rajonal i Lezhës aktualisht nuk ofron shërbimin e kimioterapisë pershkak te mungeses se nje aperature, duke i detyruar pacientet të udhëtojnë drejt Tiranës për trajtim.
Në kuadër të muajit tetor, i njohur si Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, në ne Lezhe po organizohen një sërë aktivitetesh sensibilizuese, me qëllim nxitjen e grave dhe vajzave për të kryer kontrolle të rregullta dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.






